Qendra Kombëtare e Inxhinierisë Bio-Mjekësore, është një institucion nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ka si qëllim të saj mbështetjen e gjithë strukturave të sistemit shëndetësor publik për riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, si dhe ofrimin e një niveli të lartë kompetence në fushën e Inxhinierisë Klinike. Në këtë kuadër, objektivi ynë kryesor është ofrimi i një shërbimi të standardeve më të mira ndërkombëtare të manaxhimit dhe mirëmbajtjes së teknologjisë mjekësore në përputhje edhe me rekomandimet dhe direktivat e KE, për të mundësuar që jo vetëm pajisjet të jetojnë gjatë në kushte pune, por të garantojë siguri për pacientët, përdoruesit dhe të tjerët.
Telemjekësia është një nga programet e rëndësishme të QKTB. Asistenca sigurohet në bashkëpunim të ngushtë edhe me institucione të tjera shtetërore.
QKTB zotëron servis dhe specialistë të kualifikuar për riparimin e pajisjeve mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Nëpërmjet programit tonë help-desk mund të ndiqet gjëndja e pajisjes së dorëzuar në servis dhe shërbimet e kryera.
Për vlerësimin e një pajisjeje mund të aplikoni duke përdorur sistemin tonë ose nëpërmjet formularit standard.
Programi i regjistrimit të difekteve teknike. Mund të bëhet online regjistrimi i problemeve të cilat mund të paraqiten.
Kërkoni asistencë teknike në lidhje me pajisjen mjekësore pranë shërbimit tuaj. Për të gjitha Qendrat Shëndetësore.
Aksesoni Informacionin në lidhje me inventarizimin e pajisjeve mjekësore në qendrat shëndetësore.
Formulari për të plotësuar për çdo aparaturë mjekësore, e cila duhet të pajiset me numër inventari.
Fletë shoqëruese për t'u plotësuar si informacion shtesë dhe i domosdoshëm në lidhje me inventarizimin.
Udhëzim për plotësimin e saktë të formularit në lidhje me inventarizimin e pajisjeve spitalore.
Informacion mbi planin e veprimit të iventarizimit, dokument përshkrues. Qëllimi dhe misioni për kryerjen e iventarizimit të aparaturave mjekesore.
AksesoKuadri legjislativ, informacione mbi prokurimet dhe mbi dhurimin e pajisjeve. Informacion i plotë ligjor.
Akseso+355 42 376045
+355 42 375 265
+355 69 354 2444
127
Programi i inventarizimit dhe monitorimit të pajisjeve mjekësore. Regjistrimi i pajisjeve të reja dhe shënimi i ndërhyrjeve teknike bazuar në manaxhimin e pajijseve aktuale.
Për çdo problem apo informacion QKTB ofron asistencë dhe trajnime në lidhje me aplikimin dhe përdorimin në sistemin Clingo. Për të aksesuar platformën klikoni më poshtë.
Akseso
Aksesoni manualin e përdorimit duke klikuar Këtu
Shërbimi i Telemjekësisë ofron Shërbimet e Mëposhtme
Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe e-health i Shqipërisë (ITeHP-AL) ka vendosur pajisje në 18 spitale. Të gjitha faqet janë të pajisura me teknologji, video HD dhe përmbajtje HD drejt cilësisë në komunikim, duke përdorur teknologji të bazuar në standarde. Monitoruesit HD ose video projektorët përdoren për të shfaqur imazhin. Qendra e të dhënave kryesore është vendosur në Qendrën e Telemjekësisë në Shqipëri. Qendra e Telemjekësisë në Shqipëri manaxhon serverat e infrastrukturës dhe bazës së të dhënave. Aplikacioni në Desktop dhe Mobile u mundëson klientëve të tjerë të lidhen nga shtëpitë ose zyrat e tyre.
Biblioteka elektronike konsiston në një sallë të pajisur me teknologjinë e nevojshme të informacionit (kompjuter, printer,aksesorë, etj) dhe në abonimin pranë një prej databazave më gjithëpërfshirëse të literaturës shkencore mjekësore – HINARI e Organizatës Botërore të Shëndetit. Frekuentuesit kanë mundësi të zgjedhin midis më shumë se 7,000 titujsh revistash mjekësore duke patur akses në gjithë tekstin. Aktualisht orari i bibliotekës elektronike është: nga e hëna deri të enjten, ora 08:30 deri 16:30, dhe të premten ora 08:30 deri 14:00. Biblioteka është e mbyllur gjatë pushimeve zyrtare. Për më shumë info
Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik i Shqipërisë (PITSHE-SH), është i përbërë nga një rrjet qendrash kombëtare dhe rajonale. Pesë qendra kombëtare ndodhen në institucionet e mëposhtme: